Kosovës i shtohet edhe një bodrum vere

Është përuruar të shtunën një bodurm i ri i verës në Rahovec falë mbështetjes me rreth 200 mijë euro nga Ministrisa e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për ta hapur edhe zyrtarisht këtë bodrum që është pronë e “Kosovawine”,  prezent ishin edhe  Ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi.

Krasniqi tha se ky bodrum është një mundësi më shumë për vreshtarët e Rahovecit dhe një tregues për zhvillimin e këtij sektori në vend.

“Jam i nderuar që në një ditë të vecantë, kur fillojmë edhe sezonën e vjeljes së rrushit, patëm mundësinë që të përurojmë një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e verëtarisë, bodrumin e ri “Kosovawine”, në pronësi të familjes Shehu, i cili ka rëndësi të shumëanshme sepse krijon mundësi të reja për vreshtarët e zonës së Rahovecit por edhe më tej, për të sjellë prodhimin e tyre, rrushin e tyre në këtë bodrum por edhe shton kapacitetet e Kosovës për prodhimin e verës, e cila është një nga potencialet e  mëdha që Kosova ka në sektorin e bujqësisë”, tha ministri Krasniqi.

Investimi lartë u vlerësua edhe nga kryetari i Rahovecit që e cilësoi si të veçantë dhe shumë të rëndësishme ndihmën e MBPZHR.

“Ishte një rast i veçantë, që me rastin e festës së vjeljes së rrushit, të bëhet edhe inagurimi i bodrumit “Kosovawine”. Një mundësi me shumë për vreshtarët e komunës së Rahovecit edhe për konkurrencen edhe për cilësi. Besojmë që edhe në të ardhmën do të kemi ngjarje të tilla më shumë rëndësi për bujqësinë”, tha Vehapi.

Ndërkaq, Selami Shehu, një nga pronarët e Kosovaëine, foli për kapacitetet që ka ky bodrum i ri.

“Këto investime janë bërë nga një përkrahje nga Ministria e Bujqësisë edhe investimeve tona. Kapacitetin bodrumi e ka në rreth 1 milion e gjysmë litra”, tha Shehu.

SHARE

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Contact Us

SHARE

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts